Jeta në Zvicër
Universiteti i Cyrihut dhe Schwarzeneggeri i bashkojnë forcat për klimën
I quajtur “Iniciativa e ekonomisë së gjelbër dhe financave”, ky projekt dëshiron të kontribuojë në transformimin e tregjeve botërore në përputhje me marrëveshjen e Parisit mbi klimën, kanë theksuar të hënën nga Universiteti i Cyrihut (UZH), njofton Albinfo.ch.
Ai dëshiron të shfrytëzojë më së shumti pasuritë e faktorëve të ndryshëm të përfshirë në financa, teknologji të gjelbër dhe shkencë.
Iniciativa e UZH do të zhvillohet së bashku me Institutin Schwarzenegger USC, bashkëngjitur me Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe Organizatës joqeveritare R20, të themeluar nga Arnold Schwarzenegger.
“Të tre organizatat do të punojnë së bashku për të ndihmuar në përshpejtimin e kalimit në energjinë e rinovueshme dhe për ta bërë botën më të sigurt dhe më të shëndetshme”, ka pohuar ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.
Në terma konkretë, UZH u sjell partnerëve të saj ekspertizën e saj në fushat ekonomike, bankare dhe juridike, si dhe rrjetin e saj të gjerë në sektorin financiar, informon Albinfo.ch.
Ai do të sigurojë analiza dhe të dhëna për të llogaritur rreziqet dhe ndikimet që lidhen me portofolet klimatike.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













