Portrete të firmave
Uniteti në diversitet: swissalbs, me bordin e saj të ri, fokusohet në zgjerim dhe bashkëpunim
Krahas rizgjedhjes unanime të bordit të deritashëm, janë shtuar edhe tre anëtarëve të rinj: Dzevrije Zendeli, Ernest Ukaj dhe Sysret Kastrati
Në mbledhjen e fundit të organizatës swissalbs, e cila u mbajt në ambientet e sapohapura dhe plot dritë të Grupit Binelli, në rend dite, përveç kuvendit të përgjithshëm ishte edhe zgjerimi i bordit drejtues.
Me shtimin e tre anëtarëve të rinj të bordit, Dzevrije Zendeli (avokate), Ernest Ukaj (ekspert tatimor) dhe Sysret Kastrati (sipërmarrës), të cilët do të marrin role strategjike, swissalbs po forcon lidershipin e saj dhe po jep një sinjal të qartë për të ardhmen. Po ashtu është rizgjedhur njëzëri edhe bordi i mëparshëm i drejtorëve, i përbërë nga: Bardhyl Coli, Burim Hasani, Besfort Bilajli, Perparim Avdili dhe Arbela Statovci, thuhet në një komunikatë të swissalbs, transmeton albinfo.ch.
Këto emërime vijnë në një kohë kur swissalbs po kërkon një prani më të fortë jo vetëm në komunitetin shqiptar në Zvicër si zë politik dhe ekonomik, por edhe në fushën e kulturës dhe arsimit. Duke ristrukturuar bordin këshillues për të mbështetur detyrat operacionale në këto katër fusha veprimi, organizata po rrit ndjeshëm aftësinë e saj për të vepruar. “Swissalbs po hap kështu dyert për organizatat që të krijojnë mundësinë unike për të krijuar dhe përdorur rrjete të synuara dhe potencial sinergjik”, është shprehur kryetari, Përparim Avdili.
Përfshirja e përfaqësuesve nga shoqatat ekzistuese shqiptare në bordin këshillues të swissalbs është një hap strategjik për të forcuar afërsinë dhe bashkëpunimin me bazën. “Ky hap është një investim në të ardhmen: duhet të realizohen projekte të përbashkëta dhe të krijohet një zë më i fortë dhe i bashkuar në Zvicër. Është një shenjë e qartë se swissalbs dëshiron të intensifikojë dialogun dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar, shton Arbela Statovci, menaxhere e komunikimit dhe mediave në swissalbs.
Angazhimi i organizatës Swissalbs për të nxitur një kulturë të marrjes së rrezikut dhe ndërmarrësisë në komunitetin shqiptar është i lavdërueshëm. Me një rrjet të fortë prej rreth 650 sipërmarrësish, krijuesish të ndryshimeve dhe menaxherëve të cilët frymëzohen nga një gamë e gjerë personalitetesh, swissalbs po hedh themelet për ndryshim të qëndrueshëm.
Nëpërmjet unitetit brenda organizatës ombrellë, swissalbs ngre një jehonë të fuqishme që kumbon në të gjithë vendin dhe çon përpara me vrull qëllimet e saj të përbashkëta, transmeton albinfo.ch. Balloja e sivjetshme e sipërmarrësve zviceranë dhe ndarja e çmimit swissalbs për sipërmarrësit për herë të katërt, i ritheksojnë më tej këto përpjekje.
Me një kombinim në mes të artit dhe punës në rrjete, ky aktivitet ka ofruar një platformë për nxitjen e bisedave midis sipërmarrësve dhe ishte një shembull kryesor që tregon se si swissalbs e percepton kombinimin e biznesit me aspektet sociale në mënyrë që të krijojë një klimë fillestare dhe të promovojë e të zgjojë frymën pioniere në Komuniteti Shqiptar të Zvicrës.
Nga pritja e ngrohtë, tek aperitivi i shijshëm e deri tek vizitimi i ambienteve të reja të Grupit Binelli, gjithçka ishte e organizuar në mënyrë optimale dhe e ndërthurur me diskutime emocionuese me sipërmarrësit. Ndërveprimi i artit dhe rrjetëzimit e bëri këtë ngjarje unike dhe një përvojë të veçantë.
Aktiviteti i radhës: Çmimi i Sipërmarrësit: 7 shtator 2024, Kongreshaus Cyrih
swissalbs është një organizatë jofitimprurëse me seli në Cyrih e cila e sheh veten si një organizatë ombrellë për komunitetin zvicerano-shqiptar. Si një komunitet interesash, swissalbs promovon frymën sipërmarrëse të zviceranëve me origjinë shqiptare, ofron një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe nderon arritje të jashtëzakonshme në shoqëri, biznes, kulturë, arsim dhe politikë.
/swissalbs/
(Fotot: Fiona Myrtaj, albinfo.ch)
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas

















