Lajme
Ulje për 8% e infeksioneve në javën e fundit: BAG raporton 49,757 raste të reja
Aktualisht janë 43 pacientë me Covid-19 në terapi intensive që është 7 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar të martën 49,757 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 7283 në ditë që është 8 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 1219.13.
BAG raporton po ashtu 478 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 60 në ditë, shkruan srf.ch. 1261 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 43 pacientë me Covid-19 në terapi intensive që është 7 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton 32 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













