Lajme
Ulje e sigurimit shëndetësor në Zvicër, për herë të parë nga viti 2008
Barra e familjeve zvicerane nga primet e sigurimeve shëndetësore do të ulet ndjeshëm në vitin 2022, ka thënë ministri Berset në konferencën për media
Ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset ka prezantuar në një konferencë për media të mbajtur sot në Pallatin Federal primet e sigurimeve shëndetësore për vitin e ardhshëm.
Sipas tij, primi mesatar në sigurimet bazë do të ulet me 0.2 për qind në vitin 2022 në krahasim me një vit më parë, raporton srf.ch. Me këtë ulje, primi i sigurimit bazë do të jetë 315.30 CHF, transmeton albinfo.ch.
Është hera e parë që nga viti 2008 që ka pasur një rënie të çmimit mesatar të sigurimeve shëndetësore në Zvicër.
Sipas ministrit Berset, kompanitë e sigurimeve shëndetësore do të ulin kështu rezervat e tyre prej 380 milionë CHF.
Masat që Këshilli Federal ka marrë për të nxitur siguruesit të zvogëlojnë rezervat po rezultojnë efektive. Por megjithatë, duhet bërë më shumë në këtë drejtim, ka thënë Berset.
Barra e familjeve zvicerane nga primet e sigurimeve shëndetësore do të ulet ndjeshëm në vitin 2022, ka theksuar tutje Alain Berset në konferencën për media. “Ky është një lajm i mirë”, ka shtuar ai.
Premia mesatare është rritur me një mesatare prej 2.4 përqind në vit që nga viti 2011, dhe që kur sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor hyri në fuqi në 1996, rritja vjetore madje ishte 3.5 për qind.
“Primi mesatar do të bjerë në mbi gjysmën e të gjitha kantoneve”, ka sqaruar Anne Lévy, drejtore e BAG-ut në konferencën për media, përcjell albinfo.ch. Dallimet mes kantoneve do të jenë midis -2.1 dhe +1.4 për qind. Kjo ka të bëjë me zhvillimet e ndryshme të kostos në kantone të ndryshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













