Ukraina
Ukraina përgatitet për sulme të përshkallëzuara ruse
Autoritetet ukrainase u përgatitën për një intensifikim të pritshëm të sulmeve ruse përpara festës së ‘Ditës së Fitores’ që shënohet më 9 maj, ndërsa zyrtarët nga të dyja palët thanë se evakuimi i civilëve në një fabrikë çeliku të rrethuar në Mariupol kishte përfunduar.
Megjithatë, fati i luftëtarëve të mbetur atje është i paqartë.
Zyrtarët ukrainas më 7 maj deklaruan se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit ishin evakuuar nga fabrika masive e çelikut Azovstal që është sulmuar prej javësh nga forcat ruse mes rrënojave të qytetit port.
“Urdhri i Presidentit është zbatuar: Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në një deklaratë në mediat sociale.
“Kjo pjesë e misionit humanitar në Mariupol ka përfunduar”, shtoi ajo pa dhënë detaje.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha më vonë se një “fazë e dytë” e evakuimit do të ndodhte tani, me të plagosurit dhe personelin mjekësor që do të nxirren nga aty.
Puna do të vazhdojë më 8 maj për të siguruar të gjitha korridoret humanitare, në mënyrë që kush dëshiron të largohet të ketë të mundur rrugëdaljen.
Ai shtoi se Kievi po përpiqej të nxirrte luftëtarët e fundit nga uzina e çelikut, por se “ishte jashtëzakonisht e vështirë”.
Frika po rritet se një përballje përfundimtare, e përgjakshme midis luftëtarëve ukrainas dhe trupave ruse mund të ndizet nëse mbrojtësit nuk lejohen të evakuohen.
Evakuimi i fabrikës së çelikut Azovstal u intensifikua gjatë dy ditëve të fundit, edhe pse Rusia ka vazhduar të godasë objektin dhe këtë qytetit strategjik, i cili tani është kryesisht i rrënuar./rel
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













