Ukraina
Ukraina ngarkon pesë anije me 70 mijë tonë grurë
Ukraina pret që pesë anije të mbërrijnë në portin e saj Chornomorsk në Detin e Zi të mërkurën – të ngarkuara me më shumë se 70 mijë tonë produkte bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin dhe vajin e lulediellit.
“Sot presim që pesë anije të hyjnë në portin e Chornomorsk – kjo është shifra më e madhe gjatë funksionimit të ‘korridorit të grurit’”, tha autoriteti ukrainas i porteve detare.
Ai shtoi se 24 anije që transportonin ushqime ishin larguar nga portet e Ukrainës që kur një marrëveshje e re hyri në fuqi, raporton skynews.
Muajin e kaluar Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje historike që lejon eksportet e grurit të rifillojnë nga portet e Detit të Zi pasi ato u bllokuan nga forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ukraina eksportonte nga pesë deri në gjashtë milionë tonë produkte bujqësore çdo muaj nga deti.
Shumë njerëz në rajonet më të varfra të botës mbështeten dërgesat me ushqim nga Deti i Zi.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











