Kriza në Ukrainë
Ukraina alarmon Perëndimin se po u mbarojnë armët
Sipas zyrtarëve ukrainas, armët e premtuara nga Perëndimi po vonojnë
Ukraina përsëriti për të disatën herë thirrjen drejtuar Perëndimit se ka nevojë për armë dhe se pa to nuk mund të përballojë ofensivën ruse dhe për një kohë shumë të gjatë.
Këshilltari i presidentit Zelensky, i cili është dhe drejtuesi i ekipit negociator ukrainas, shprehu shqetësimin për progresin e ngadaltë të transferimit të armëve nga Bashkimi Europian.
Përmes një postimi në Twitter, Mykhailo Podolyak, tregon se Ukraina nuk ka marrë armët që ka kërkuar nga BE-ja dhe ato duan shumë kohë që të mbërrijnë.
Të njëjtin shqetësim, sipas CNN, e kanë ngritur orët e fundit dhe zyrtarët amerikanë të sigurisë, të cilët i frikësohen idesë së Ukrainës po i mbarojnë armët.
Ndonëse SHBA ka nisur një dërgesë të konsiderueshme me municione, sidomos për artilerinë, zyrtari i sigurisë shprehet se dhe ato mund të ezaurohen brenda disa javësh.
Për këtë arsye, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe gjenerali Mark Milley po zhvillojnë biseda telefonike me homologët europianë për t’i inkurajuar ata të dërgojnë sa më shpejt të jetë e mundur armatime drejt Ukrainës.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë