Futboll
Ujkani: Loja në diasporë është edhe më bukur
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, dhe kapiteni i Kosovës kanë folur para ndeshjes me Shqipërinë
Kapiteni i Kosovës, Sajmir Ujkani ka folur përpara ndeshjes me Shqipërinë, që ai e ka quajtur një vëllazërore.
Ai mban shiritin e kapitenit në Kombëtaren e Kosovës që nga koha kur u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme sepse luajmë kundër vëllezërve tanë. Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Jemi për t’u përgatitur për në shtator”, u shpreh Ujkani në konferencën për media.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para vëllazërores me Shqipërinë, këmbënguli në faktin se për ekipin e tij është një mundësi e mirë për të provuar futbollistët e rinj, në kuadër të ndërtimit të një grupi konkurrues për Ligën e Kombeve. “Është një ndeshje e veçantë, sepse është brenda familjes, vëllai i vogël përballë vëllait të madh. Do të luajmë me një skuadër të fortë dhe për ne është shumë e rëndësishme për përgatitjet për Ligën e Kombeve”, theksoi Challandes.
Ai shtoi se kjo do të jetë një sfidë e bukur. “Shqipëria është me shumë përvojë, ka marrë pjesë në Evropian. Ne do të mësojmë shumë në këtë miqësore, sigurisht nëse do të kemi motivimin e duhur përballë një kundërshtari të fortë. Mavraj ndoshta ka më shumë ndeshje ndërkombëtare sesa e gjithë skuadra ime, përjashtojmë në këtë rast Ujkanin. Do të jetë një sfidë e madhe për ne”.
Në fund ‘foli’ edhe për luftën me talentet. “Konkurrenca me Shqipërinë është një problem i vogël për mua. Panucci i Shqipërisë kërkon lojtarët më të mirë, edhe po ashtu për Kosovën, kjo është e natyrshme. Për mua si trajner i Kosovës është me rëndësi të bëj gjithçka për të bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën. Panucci vepron në të njëjtën mënyrë, pra që talentet të pranojnë të luajnë për Shqipërinë”, deklaroi Challandes.
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet të martën nga ora 20:00 në Cyrih.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












