Bota
Uji i ndotur, kërcënim për jetën në planet
Ndotja e ujit rrezikon të ketë efekt në shëndet, ekonomi, arsim dhe në bujqësi
Ndotja e ujit po kërcënon gati të gjitha planet botërore për për t’i dhënë fund shkatërrimit të mjedisit, varfërisë dhe vuajtjes deri në vitin 2030, paralajmëruan ekonomistët në një raport të publikuar të martën.
Raporti i Bankës Botërore paralajmëroi për efektet e ndotjes së ujit në shëndet, ekonomi, arsim dhe bujqësi në vendet e pasura dhe të varfra, pa dallim, përcjell albinfo.ch.
“Ky studim është një thirrje e madhe zgjimi për ne sa i përket cilësisë së ujit në gjithë botën”, tha Richard Damania, ekonomist i Bankës Botërore dhe një nga autorët e studimit.
Hulumtuesit e raportit të Bankës Botërore përdorën të dhëna satelitore dhe inteligjencën artificiale për të analizuar nivelet e azotit, kripës dhe oksigjenit si dhe nivelet e ndotjes së ujit në nivel botëror.
“Bota ka tendencë të përqëndrohet në sasinë e ujit, siç janë përmbytjet dhe thatësirat, por ky raport përqendrohet në kërcënimet më të padukshme e që janë efektet e ndotësve në cilësinë e ujit”, tha Damania.
Më 25 shtator të vitit 2015, 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara ranë dakord për një plan 15-vjeçar, të quajtur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, që synon të ndihmojë në përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetës dhe një planet më të pastër.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












