Integrimi

U merrte bashkatdhetarëve nga 3500 euro, 18 muaj burg për trafikantin shqiptar

 

Policia Federale e Gjermanisë akuzonte një 50 vjeçar nga Shqipëria se për vite të tëra ka bërë trafikimin e bashaktdhetarëve të tij kundrejt pagesës. Akuza e ngarkon pjesëtarin e një bande trafikuesish për së paku 20 raste të tilla. Për të gjitha këto, Gjykata në Erding i ka shqiptuar atij një dënim prej 18 muajsh burg, shkruajnë mediet gjermane si Münchnerabendblatt etj.

«Klientët» e tij ishin të pajisur po nga ai, me dokumente të falsifikuara italiane, me të cilat vinin deri në aeroportin e Munihut, prej nga duhej të shkonin në Britani të Madhe ku do të punonin ilegalisht, transemton albinfo.ch.

Sipas asaj që kanë dëshmuar persona të ndryshëm që janë trafikuar nga ai, pagesa për shërbimet e tij ka qenë nga 700 deri në 3500 euro për secilin rast.

Për njeriun e përmendur, në bazë të hetimeve të bëra nga Policia Federale në Munih qe lëshar një fletarrest ndërkombëtar të cilin e kishin zbatuar policët në Malin e Zi ku ai ishte arrestuar në qershor të vitit 2015 dhe ishte ekstraduar pastaj në Gjermani. Këtu ai i ishte nënshtruar gjykimit për kontrabandim të njerëzore.