Shqipëria
U kapen me 2.3 tonë kokainë, arrestohen 4 shqiptarë në Angli
Pesë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar që kontrabanduan 2.3 ton kokainë në një ngarkesë me banane nga Amerika e Jugut janë dënuar në Angli.
Petko Zhutev, 39 vjeç, nga Bullgaria dhe shqiptarët Gjergji Diko, 33 vjeç Bruno Kuci, 33, Olsi Ebeja, 40 vjeç dhe Erik Muci, 44 vjeç, u hetuan nga Partneriteti për Krimin e Organizuar.
Ata u arrestuan nga oficerët në një pronë industriale në Tottenham, në veri të Londrës, në shkurt 2021, pasi morën 41 ngarkesa me banane në të cilat ishte ngarkuar kokaina, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Droga kishte mbi to vula të markave të ndryshme, të cilat korrespondonin me grupe të veçanta të krimit të organizuar që do t’i shisnin në rrugët e Londrës dhe më gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky rast besohet të jetë një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Agjencia Kombëtare e Krimeve në Angli.
Hetuesit identifikuan se 39-vjeçari nga Bullgaria kishte marrë detyrën e drejtorit të kompanisë ushqimore në dhjetor 2020. Edhe pse më parë ishte një biznes legjitim, ai e kishte blerë atë vetëm për ta përdorur si një “bazë droge”.
Muci ishte një nga organizatorët kryesorë të importit të drogës. Hetimi në pajisjet celulare të përdorura nga grupi i krimit tregoi se Muci kontrollonte importin dhe furnizimin e vazhdueshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Oficerët gjetën nëntë valixhe të zbrazëta, në të cilat droga ishte destinuar të paketohej për furnizim të mëtejshëm. Një armë zjarri bosh me pesë fishekë u gjet e fshehur pas një trau tavani, së bashku me pajisje të shumta celulare të cilat ishin fshehur përreth ambienteve.
Ebeja ishte vëzhguesi dhe shoferi për drogën dhe u arrestua teksa priste brenda një furgon me qira.
Pas arrestimeve, oficerët kontrolluan një banesë të Dikos dhe Mucit, ku gjetën 37 kilogramë kokainë dhe municione për armën e zjarrit.
Diko dhe Kuci u deklaruan fajtorë për drogë, armëve të zjarrit dhe municionit dhe të dy shqiptarët pranuan akuzat.
Ebeja dhe Muci u dënuan sot më 10 tetor), pasi u përballën për herë të parë në gjyq. Ebeja dhe Muci u shpallën fajtorë për importim droge të klasit A. Një datë e dënimit për pesë të tjerët ende nuk është konfirmuar./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













