Bota
Trump propozon ‘viza ari’ për të huajt, kushton 5 milionë dollarë
“Njerëzit që mund të paguajnë 5 milionë dollarë, do të krijojnë dhe vende pune. Do të shitet me ritme të çmendura. Është goxha ofertë”, tha Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zbuluar planet për shitjen e një vize “kartë ari” për 5 milionë dollarë që do t’u ofrojë blerësve të pasur qëndrim të përhershëm në SHBA dhe një rrugë drejt shtetësisë amerikane.
Në mbledhjen e parë të kabinetit të mandatit të dytë, Trump u tha gazetarëve se vizat do të funksiononin njësoj si kartat jeshile, të cilat lejojnë emigrantët me të ardhura të ndryshme të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në SHBA, por këto viza do t’u shkojnë “njerëzve të nivelit të lartë”, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
“Njerëzit që mund të paguajnë 5 milionë dollarë, do të krijojnë dhe vende pune. Do të shitet me ritme të çmendura. Është goxha ofertë”, tha Trump.
Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, gjithashtu në takim, tha se vizat e arta do të zëvendësonin programin aktual të vizave për investitorët e huaj, por ofroi pak detaje.
Dhjetëra vende anembanë botës ofrojnë një lloj shtetësie sipas programit të investimeve, duke përfshirë disa në Evropë, si Portugalia, e cila jep “viza të arta”, ose qëndrim të përhershëm për të huajt që investojnë 500,000 euro në një fond kualifikues.
Trump tha se kompanitë do të përdorin programin e vizave të arta për të punësuar shtetas të huaj që të punojnë për ta në SHBA.
“Ne duhet të jemi në gjendje mirëpresim njerëz në vend dhe duam njerëz që janë njerëz produktivë”, tha Trump. Zakonisht, mbajtësit e green card-it në SHBA mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vitesh.
Trump sugjeroi se të ardhurat nga vizat me çmim të lartë mund të përdoren për të shlyer borxhin publik.
Lutnick tha se nisma do të zëvendësojë vizën EB-5, e cila u jep rezidencë të përhershme disa të huajve që investojnë rreth 1 milion dollarë dhe krijojnë të paktën 10 vende pune me kohë të plotë në SHBA.
Duke thënë se programi EB-5 ishte “i mbikëqyrur dobët dhe i ekzekutuar dobët”, Lutnick tha se vizat e arta do të ishin një përmirësim i EB-5.
“Ne do të sigurohemi që ata të jenë qytetarë të mrekullueshëm globalë të klasit botëror” tha Lutnick për aplikantët e ardhshëm të kartës së artë.
Nuk është e qartë se si qeveria do të zgjidhë marrësit, nëse do të ketë përjashtime, ose nëse do të ketë ndonjë kufi se sa karta të arta do lëshohen.
Gjatë vitit fiskal të 2024, Departamenti i Shtetit lëshoi mbi 12,000 viza EB-5, një rekord i lartë për programin.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













