Lajme
Trump i quan “qesharake” përpjekjet për ta shkarkuar
Në një deklartë të fundit, Donald Trump tha se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është “absolutisht qesharake”. Duke folur para gazetarëve për herë të parë që kur mijëra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin të mërkurën e kaluar, Trump hodhi poshtë çdo pretendim se ai ishte përgjegjës për kaosin që la të vdekur pesë njerëz, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se Trump u kishte kërkuar mijëra mbështetësve të tij në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë për të “luftuar” kundër përpjekjes së ligjvënësve për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve, në të cilat ai humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden. Por presidenti tha të martën se ”(kjo çështje) është analizuar dhe njerëzit menduan se ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme”.
Disa orë pasi policia rivendosi rendin në Kapitol, ligjvënësit certifikuan votimin e Kolegjit Zgjedhor që nxori demokratin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Joe Biden tani do të inaugurohet pas tetë ditësh si Presidenti i 46-të i vendit, duke i dhënë fund mandatit katërvjeçar të zotit Trump.
Trump i bëri komentet ndërsa po nisej drejt kufirit jugperëndimor me Meksikën për të inspektuar murin që ai ka ndërtuar për të penguar imigracionin e paligjshëm, të cilin ai e konsideron si një nga arritjet e tij kryesore si president.
Trump tha se përpjekja për të ngritur akuza ndaj tij është një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”. Me të njëjtat fjalë ai i ka përshkruar edhe hetimet e mëparshme ndaj tij për pretendimet se Rusia e ndihmoi të fitonte zgjedhjet e vitit 2016 dhe miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të akuzave për shkaktimin e tij në vitin 2019 pasi ai kërkoi ndihmën e Ukrainës për të zbuluar informacione komprometuese për zotin Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit. Senati e liroi atë nga akuza shkurtin e kaluar.
Ai tha se ai nuk dëshiron më dhunë ndërsa Biden përgatitet të marrë detyrën por tha se përpjekja e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët për të ngritur akuza ndaj tij “po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm”, shkruan Ora News.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hedhë në votim të martën një rezolutë që i bën thirrje Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të Trump për të përdorur autoritetin e tyre kushtetues për të hequr zotin Trump nga detyra.
Masa, e cila pritet të miratohet, do t’i japë një afat 24-orësh Nënpresidentin Pence për t’u përgjigjur, por ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se mbështet shkarkimin e Presidentit Trump. Kjo do të përgatiste terrenin për një votim të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën mbi ngritjen e akuzave për shkarkim ndaj Presidentit Trump.
“Presidenti paraqet një kërcënim të menjëhershëm për Kushtetutën tonë, vendin tonë dhe popullin Amerikan, dhe ai duhet të hiqet menjëherë nga detyra“, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi të hënën.
As Nënpresidenti Pence dhe asnjë anëtar i Kabinetit nuk kanë dhënë ndonjë shenjë publike të mbështetjes për shkarkimin e zotit Trump në ditët në fundit të presidencës së tij përmes përdorimit të Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i cili lejon që Nënpresidenti dhe shumica e Kabinetit të deklarojnë një president “të paaftë për të ushtruar kompetencat dhe detyrat e tij”.
Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence u takuan të hënën vonë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga java e kaluar. Nënpresidenti Pence e kishte zemëruar Presidentin Trump duke kundërshtuar thirrjet e tij për të refuzuar votat e Kolegjit Zgjedhor nga disa shtete që zoti Biden i fitoi me rezultat të ngushtë, duke i dhënë atij presidencën.
Një zyrtar i lartë i administratës tha se Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence “përsëritën se ata që shkelën ligjin dhe sulmuan Kapitolin javën e kaluar nuk përfaqësojnë lëvizjen Amerika e Para të mbështetur nga 75 milionë amerikanë (të cilët votuan për zotin Trump) dhe u zotuan të vazhdojnë punën në emër të vendit për pjesën e mbetur të mandatit të tyre”.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë