Shkurt.ch
Trefishim i numrit të incidenteve të ekstremistëve të djathtë në Zvicër
Në vitin 2018 janë regjistruar 53 incidente me bazë ekstremizmin e djathtë. dhe 226 nga ekstremistët e majtë
Numri i incidenteve të shkaktuara nga ekstremizmi i djathtënë Zvicër gjatë vitit 2018është trefishuar në krahasim me një vit më parë, thuhet në raportin më të ri vjetor të publikuar nga Shërbimi Informativ Federal (NDB), shkruan sda.ch.
Gjithsej në vitin 2018 janë regjistruar 53 incidente me bazë ekstremizmin e djathtë, transmeton albinfo.ch. Në raport thuhet se skena e djathtizmit ekstrem është duke u rritur me të madhe. Një numër i madh i grupimeve të këtij orientimi politik po menaxhojnë faqe publike interneti. Po ashtu sipas raportit në fjalë , ekstremistët e djathtë në Zvicër zotërojnë sasi të madhe armësh që funksionojnë.
Ndërkaq, numri i ekstremistëve të majtë edhe në vitin 2018 ka qenë më i madh se ai i ekstremistëve të djathtë. Shërbimi Federal i Informimit ka regjistruar 226 incidente të shkaktuara nga ekstremistët e majtë, që është për 13 për qind më shumë se në vitin paraprak.
Akuzave se nuk po ndërmerret asgjë kundër ekstremizmit të djathtë në rritje, drejtori i NDB-së, Jean-Philipp Gaudin i është përgjigjur duke mohuar. “Ne trajtojmë ekstremizmin e dhunshëm nga e majta deri te e djathta saktësisht njësoj. Ne nuk jemi të verbëruar”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











