Shkurt.ch
Tre të dënuarit për terrorizëm mbeten në burgun e sigurisë së lartë
Para një muaji, shkalla e parë (Gjykata Federale Penale) kishte dënuar tre irakianë për pjesëmarrje, gjegjësisht mbështetje të një organizate kriminale gjegjësisht IS-it. Ata vazhdojnë të mbahen në burgun e sigurisë së lafrtë masë sigurie, shkruajnë mediet zvicerane. Dënimet e tyre sillen nga 3 vjet e gjysmë deri në 4 vjet e tetë muaj burg.
Gjykata Penale Federale në Bellinzona, vendimin e saj për mbajtjen e tyre në burg e ka arsyetuar me ekzistimin e rrezikut për arratisje. Konsiderohet se të tre kanë lidhje me trafikantë me qenie njerëzore dhe kjo është ndër arsyet e ekzistimit të kësaj mundësie, transmeton albinfo.ch. Kjo, perkundër faktit se kryesori prej tyre është i paralizuar dhe i lidhur për karrocë invalidësh.
Tre irakianët ishin dënuar më 18 mars me burg disavjeçar. Gjykata Federale Penale ka konstatuar se pjesërisht është dëshmuar që ata kanë mbështetur organizatën terroriste të Shtetit Islamik.
Procesi në të cilin janë dënuar tre të përmendurit ka qenë i pari i këtij lloji në Zvicër.
Mbajtja në këtë burg fillimisht është caktuar për deri në fund të qershorit të këtij viti.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









