E-Diaspora
Tre kosovarë dhe një gjerman akuzohen për trafikim refugjatësh
Bëhet fjalë për tre shtetas kosovarë dhe një shtetas gjerman se që nga viti 2013 kanë bërë kontrabandimimin e refugjatëve në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira
Në kuadër të një dite gjithevropiane të aksionit për luftimin e trafikimit, në mëngjesin e sotëm policët federalë kanë bërë bastisjen e tri banesave në Mannheim dhe një banese në Bad Birnabach, shkruan ots. Me këtë rast janë arrestuar tre shtetas kosovarë dhe një shtetas gjerman se që nga viti 2013 kanë bërë kontrabandimimin e refugjatëve në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira, përcjell albinfo.ch.
Një numër transportesh që kanë bërë është arritur të faktohen.
Nga bastisjet që janë bërë është gjetur dhe konfiskuar material i bollshëm që dëshmon përfshirjen e personave në fjalë. Vlerësimi i materialit në fjalë dhe hetimet e mëtejme janë duke rrjedhur, thuhet në një komunikatë të përbashkët shtypi të prokurorisë publike të Mannhaim-it dhe Inspektoratit federal për luftimin e kriminalitetit, në Shtutgart.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










