Futboll
Trajneri suedez: Ndeshja me Kosovën do të jetë e vështirë
Në një konferenc për media, trajneri i Suedisë, Janne Andersson, ka parashikuar vështirësi ndaj Kosovës, ndërsa duke u ndalur te Arbër Zeneli, i cili kishte luajtur më parë te Suedia, ka thënë se ka respekt për të.
“Do të jetë ndeshje e vështirë. Kosova ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë dhe duhet të luajmë më mirë sesa kemi luajtur para disa ditësh në mënyrë që të marrim rezultat”, ka thënë Andersson. ““Nuk mendoj për pikën e fortë të Kosovës. Nuk mendoj për dobësitë. Ata kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë. Rëndësi për ne është që duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet”.
Andersson ka folur edhe për Arbër Zenelin, që dikur ishte pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë.
“Ai është një lojtar i mirë, por shpresoj që ai të mos jetë aq i mirë nesër”, përfundoi trajneri i Suedisë.
Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













