Bota
Tradita e festës së Pashkëve nëpër vendet evropiane
Kambanat në Francë, lepurushi në Britaninë e Madhe, lepuri i egër në Austri
Festimi i Pashkëve është një mundësi më shumë për tu zhytur në kënaqësinë e çokollatës. Të pasionuar pas saj, evropianët konsumojnë mesatarisht çdo vit gati 2 kilogram çokollatë për person.
Por nga Stokholmi në Lisbonë, ata festojnë secili ritin e Pashkëve në mënyrën e vet.
Kambanat në Francë, lepurushi në Britaninë e Madhe, lepuri i egër në Austri, transmeton “ATSH”.
Sipas traditës së krishterë, të gjitha produktet e ndaluara gjatë Kreshmës mund të konsumohen të dielën e Pashkëve.
Në orët e para të mëngjesit nis festa për më të vegjlit me lojën në kërkim të thesarit. Vezët me çokollatë të Pashkës fshihen nga prindërit nëpër shtëpi ose kopshte për tu gjetur më pas nga më të vegjlit, përcjell albinfo.ch.
Çdo shtet ruan traditat e tij.
Tradita e lepurit të Pashkëve, dikur simbol i pjellorisë dhe rilindjes së jetës, lindi në Gjermani përpara se të përhapej në SHBA nga emigrantët gjermanë në shekullin e XVIII -të. Sipas legjendës, një grua e varfër, në pamundësi për ti dhuruar fëmijëve të saj çokollata, zbukuron disa vezë dhe më pas i fsheh ato në kopsht. Fëmijët nga larg shohin një lepur dhe besojnë se ai i kishte shpërndarë vezët. Që nga ajo kohë, fëmijët ndërtojnë një fole dhe e vendosin në kopsht me shpresën që lepuri i Pashkëve ta mbush gjatë natës plot e përplot me vezë.
Në Suedi dhe Austri është lepuri ai që sjell vezët me çokollatë. Në vendet anglosaksone lepuri i Pashkës është i bardhë, i ngjashëm me lepurin e Lizës në Botën e Çudirave.
Parada e kapeles së Pashkëve është një traditë në Britaninë e Madhe. Të vegjlit britanikë shpesh krijojnë kapele të mëdha të zbukuruara me lule të stinës.
Nëse Krishtlindja është një festë familjare në Itali, italianët kanë një tjetër koncept për Pashkët. Krishtlindja në familje, Pashka me cilin të dëshironi. E quajtur “Pasquetta”, e Hëna e Pashkëve është rasti për të organizuar një piknik me familjen në fshat, për të shijuar vezët dhe ëmbëlsirën tradicionale për Pashkë “colomba-n’’. Sipas disa historianëve, kjo traditë lidhet me udhëtimin e dy dishepujve të nisur nga Jerusalemi në Emmaus.
Në Spanjë, ata që festojnë Pashkët mund të shijojnë skulptura të bëra me çokollate në formën e një kështjelle përrallë ose një anije piratësh.
Në Republikën Çeke, qyteti i Pragës organizon një treg të Pashkëve gjatë Javës së Shenjtë. Kjo shërben edhe si një mundësi për të organizuar një garë disi të veçantë, ku lepujt kapërcejnë pengesat.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














