Lifestyle

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, fitues i SAG Awards

Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” është fitues i  madh i çmime SAG Awards 2018. Ky film arriti të triumfojë në tri kategori në ndarjen e çmimeve, ceremoni kjo që i prin çmimeve Oscar.

Çmimet për këtë film shkuan për  kastën më të mirë, aktoren më të mirë dramatike, Frances McDormand dhe çmimin aktori më i mirë joprotagonist, Sam Rockwell, përcjell albinfo.ch.

Çmimin aktori më i mirë e fitoi Gray Oldman, për rolin e tij të Winston Churchill në filmin “The Darkest Hour”, e që është edhe protagonisti kryesor  për ta fituar edhe Oscarin.  SAG këtë vit iu është kushtuar grave dhe ndarjen e çmimeve në këtë mbrëmje e bënë të gjitha aktoret gra.