E-Diaspora
Theret me thikë një shqiptar në Austri
Në orët e hershme të ditës së premte ka ndodhur një përleshje mes një kosovari dhe tuniziani. Kosovari mbetet i plagosur, ndërsa tuniziani ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Një përleshje e dhunshme mes një kosovari 43 vjeçar dhe një refugjati tunizian 25 vjeçar ka përfunduar me therje më thikë diku rreth orës 4.15 min të ditës së premte në një lokal në Klagenfurt të Austrisë, raporton kleinezeitung.at
Pasi që kosovari e ka goditur disa herë refugjatin më grusht në fytyrë, ai e merr një thikë kuzhinë dhe e kërcënon atë, përcjell albinfo.ch.
Kosovari largohet nga lokali, por tuniziani e ndjek atë duke e rrëzuar për tokë dhe më pas e ka shqelmon edhe në fytyrë. Kosovari mbetet i plagosur, ndërsa tuniziani ikë nga vendi i ngjarjes. 43 vjeçari shqiptar banues në Klagenfurt dërgohet menjëherë në spitalin e këtij qyteti.
Arsyet e përleshjes ende nuk janë bërë të ditura.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













