Kosova
Thaçi thotë se me Serbinë do të bisedohet edhe për kufirin
“Çështja e kufirit do të jetë në tavolinën e bisedimeve”, kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur për mundësinë e rishikimit të kufijve.
Në një konferencë për media, para takimit të së dielës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Thaçi tha se ka ardhur koha që pas bisedimeve, të nënshkruhet marrëveshja historike, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Kosova me Serbinë nuk ka pasur kufi në të kaluarën, dhe ka rreth 400 km vijë kufitare.
Sipas Thaçit, është e vështirë të merren vesh me Serbinë për kufirin. Për këtë çështje tha se do të kërkohet ndihmë nga ekspertë, përfshirë NATO-n. Por presidenti Thaçi tha se nuk do të lejojnë të cenohet asnjë milimetër e territorit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Kam obligim kushtetues ta përfaqësoj Kosovën dhe t’i prij dialogut deri në fund”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi, i cili ka përsëritur thirrjen për formimin e ekipit gjithëpërfshirës, çka, sipas tij, do ta bënte procesin më kredibil dhe transparent.
Në rast se arrihet marrëveshja ligjërisht obligative, sipas presidentit Thaçi, palët e përfshira do të përfitojnë perspektivën evropiane.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












