Integrimi
Tetë shqiptarozviceranë, në asambletë e komunave të Kantonit të Gjenevës
Në mesin e 1700 kandidatëve për pozitën e këshilltarit komunal kanë konkurruar edhe nëntëmbëdhjetë shqiptarë të natyralizuar
Dje, në të dyzet e pesë komunat e Kantonit të Gjenevës, janë mbajtur zgjedhjet e rregullta të ekzekutivit dhe ato të legjislativit. Në mesin e 1700 kandidatëve siç u kemi informuar edhe më herët për pozitën e këshilltarit komunal kanë konkurruar edhe nëntëmbëdhjetë shqiptarë të natyralizuar. Falë vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për punë, besimin nga votuesit për periudhën e ardhme pesëvjeçare e kanë fituar tetë veta në katër komuna të këtij kantoni.
Sami Gashi, me prejardhje nga Rrafshi i Dukagjinit, ka fituar postin e asamblistit në Bashkinë e qytetit të Gjenevës. Fitoren e Gashit e kemi pritur të gjithë, ngase ai prej vitesh është aktiv në radhët e PDC-së, merr vesh albinfo.ch Ndërkaq në komunën Onex Ismet Kurteshi, në një konkurrencë tejet të fortë si kandidat i vetëm nga radhët e shqiptarëve ka fituar mandatin e dytë me socialistët.
Po ashtu edhe një mandat të dytë në komunën Vernier e ka fituar Valdete Abdullahu-Sopi,anëtare e Partisë Socialiste. Në këtë komunë të frytshëm me socialistët kanë dalë edhe dy studentë me mjaft perspektivë Gëzim Ilazi dhe Leutrim Hebibi. Numrin në katër asamblistë të zgjedhur në komunën Vernier të Gjenevës , e ka çuar Granit Metushi, i partisë së ekologëve (LES VERTES) i cili është befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve. Kurse në komunën e Meyrin-it ka shkëlqyer studentja e shkencave politike në Universitetin e Gjenevës, Xhevrie Osmani .
Fitorja e kësaj të reje me rrënjë nga Anamorava, i ka pasuruar me ulëse në Kuvendin e kësaj komune socialistët. Pakkush ka parashikuar fitoren e djaloshit të vetëpërmbajtur e fjalëpakë Hysri Halimi po në Meyrin. Ai si debutues me socialistët shumëkujt ia ka prishur parallogaritjet. Debatet gjatë pesë vjetëve në vijim në komunën Meyrin do të jenë dukshëm më të nxehta falë ngadhënjimit të Z. Halimi, i cili nga bashkëpartiakët dhe kundërshtarët cilësohet si zë i rëndësishëm në kuvendin e kësaj komune.
Patjetër duhet theksuar se ky triumf i këtyre kandidateve ka rezultuar me sukses falë dhe sistemit të perfeksionuar dhe të paanshëm zgjedhor të kantonit të Gjenevës, transmeton albinfo.ch. Trajtimi dhe korrektësia e njëjtë ndaj të gjithëve pa shikuar ngjyrë dhe origjinë e fuqizon akoma më shumë rolin e Gjenevës, në planin ndërkombëtar. Nga kjo qendër e diplomacisë botërore siç e dimë e kanë burimin dhjetëra Konventa të nënshkruara mbi respektimin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












