Autotech
Tesla rrit çmimet e veturave
Konsumatorët mund të porosisin me çmime ekzistuese deri më 18 mars
Tesla ka bërë të ditur se ka në plan të rrisë çmimet mesatare të automjeteve të saj elektrike me rreth 3 për qind në nivel global pas shkallëzimit të një programi të mbylljes së dyqaneve.
Ky veprim vjen disa ditë pasi Tesla tha se do të mbyllte shumicën e dyqaneve fizike si dhe do të shkonte përtej një platforme të vetme online.
Por kompania ka vendosur që të mbajë “dukshëm” më shumë dyqane të hapura, bëri të ditur kompania në faqen e saj zyrtare në internet.
Blerësit e fuqishëm të makinave Tesla, tashmë do të kenë një javë kohë për të kryer porosi përpara se çmimet të rriten për Modelin S dhe X, bëri të ditur kompania, transmeton ‘Scan’.
Para një muaji, Tesla njoftoi se do të mbyllë një numër të papërcaktuar të dyqaneve për të financuar një reduktim në çmimin e Modelit 3 në SHBA për 35,000 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që po ecën përpara me uljen e çmimit në modelin 3 të tregut të mesëm, çmimet do të rriten për variantet më të shtrenjta të modelit 3, si dhe modelet e modelit S dhe X, të cilat tashmë mund të kushtojnë deri në 87,000 funte.
Tashmë, konsumatorët mund të porosisin me çmime ekzistuese deri më 18 mars.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












