Lajme
Tërmet i fortë 7.0 në Japoni, prek edhe ishuj rusë
Një tërmet i madh goditi bregdetin verior të Japonisë sot, por nuk ka raportime për dëme serioze ose lëndime dhe asnjë rrezik nga një cunami, kanë thënë zyrtarët.
Tërmeti me magnitudë 7.0 goditi në det, rreth 100 kilometra në juglindje të Ishujve Kurilë të Rusisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti nënujor ndodhi 160 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit. Policia prefekturale Hokkaido tha se ata nuk kishin marrë raporte për dëme ose lëndime.
Zyrtarët thanë se tërmeti nuk ka të ngjarë të shkaktojë ndonjë tsumani për shkak të thellësisë dhe distancës së tij nga bregu.
Sistemi i Paralajmërimit të Tsunami amerikan tha që nuk kishte gjithashtu asnjë kërcënim për Guam, Rota, Tinian ose Saipan që janë aty pranë.
Japonia u godit nga një tërmet tjetër dje, me madhësi 5.2, që goditi brigjet e prefekturës në Fukushima.
Në vitin 2011, Fukushima ishte vendi i katastrofës më të rëndë bërthamore në botë që nga Çernobili, kur një tërmet me magnitudë 9.1 shkaktoi një tsunami që përmbyti planin bërthamor dhe që çoi në një rrjedhje rrezatimi.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














