Lajme
Teleferiku ikonik në Davos rrezikon shembjen, ende pa investitor
Operatorët e Pischabahn po kërkojnë prej muajsh një investitor që do të financonte modernizimin e linjës, por në mungesë të fondeve teleferiku mund të mbyllet dhe të shembet.
E ardhmja e teleferikut të njohur Pischabahn në Davos të kantonit të Graubündenit mbetet e pasigurt, pasi operatorët ende nuk kanë arritur të gjejnë një investitor që do të siguronte vazhdimin e funksionimit të tij, përcjell albinfo.ch.
Kompania Sportbahnen Pischa AG dhe Davos Klosters Bergbahnen AG po kërkojnë prej më shumë se dhjetë muajsh një blerës të gatshëm të investojë rreth 15 milionë franga zvicerane për ndërtimin e një sistemi të ri transporti malor.
Nëse nuk gjendet një investitor, teleferiku historik, i ndërtuar në fund të viteve 1960, do të mbyllet pas sezonit dimëror 2026/2027 dhe më pas do të shembet.
Presidenti i Sportbahnen Pischa AG, Yves Bugmann, ka deklaruar se pavarësisht vështirësive, mbetet optimist për gjetjen e një zgjidhjeje. Megjithatë, ai pranon se koha po kalon dhe deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat konkret.
Sipas tij, një nga sfidat kryesore për investitorët potencialë është fakti se zona nuk konsiderohet më e përshtatshme për zhvillimin e një qendre tradicionale skijimi.
“Për nga kapacitetet, do të ishte krejtësisht e pakuptimtë të operohej një qendër skijimi në atë formë”, ka thënë Bugmann për mediat zvicerane.
Megjithatë, ka pasur interesim nga disa palë. Disa prej tyre janë konsideruar nga drejtuesit si ideatorë pa plane reale financiare, ndërsa operatorët kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë t’ia shesin projektin spekulatorëve të pasurive të paluajtshme.
Paketa e ofruar për investitorët përfshin jo vetëm teleferikun, por edhe restorantin malor, hapësirat e parkimit dhe rezerva të tokës për zhvillime të ardhshme.
Sipas raportimeve, një investitor nga Zvicra ka shfaqur interes serioz për projektin, duke mbajtur gjallë shpresat se një nga simbolet më të njohura turistike të Davosit mund të shpëtohet nga shembja./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













