Lajme
Të shtunën mbahet Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri – rreth 70 kompani marrin pjesë
Në këtë panair do të prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Eventi më i madh i bizneseve shqiptare në Austri do të mbahet këtë të shtunë, me 15 tetor, në Vjenë. Ky event organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri dhe është njëri prej projekteve kryesore të rrjetit, shkruan albinfo.at
Në këtë panair do të prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Sipas faqes së Rrjetit të Bizneseve “Albanian Global Diaspora Business Network” bëhet e ditur se në këtë panair do të marrin pjesë rreth 60 kompani shqiptare në Austri dhe 15 kompani nga Kosova.
Gjatë këtij eventi do të këtë takime B2B, njoftime e shkëmbime rreth kompanive.
Bizneset në këtë panair do të kenë mundësinë të prezantojnë biznesin e tyre para një numri të madh vizitorësh. Secila ndërmarrje do ta këtë tavolinën e vet, ku do t’i prezantoj projektet e veta dhe punën që ata bëjnë, përcjell albinfo.at
Rrjeti i Bizneseve, datën e 15 tetorit të këtij viti e ka cilësuar si një festë për komunitetin tonë shqiptarë në Austri, prandaj kanë premtuar se do të këtë befasi të ndryshme për vizitorët.
Panairi i Bizneseve Shqiptare do të mbahet me:
Data: 15 Tetor 2022
Vendi: Vjenë, Museum Quartier, Museumsplatz1 1070 Wien
Kohëzgjatja: 09:00 – 18:00
Hyrja për vizitorë: pa pagesë.
Shkaku i pandemisë, panairi rikthehet pas dy vjetësh pauzë
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë