Kosova
Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova
Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente të martën, ndërkohë gjendja aktuale shëndetësore e tij, është jashtë rrezikut për jetën
Një 33 vjeçar, shtetas nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pas një grindje me dy persona të tjerë në München të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje rreth orës 21:45 në Neuherbergstraße në qoshën e rrugës Schleißheimerstraße.
Siç raporton zeitung-műnchen.de, i dyshuari i tentativës për vrasje dhe bashkëpunëtori i tij ikën pa u zbuluar pavarësisht një ndjekjeje policore në shkallë të gjerë. Ekipi i hetuesisë po merret me rastin, përcjell albinfo.at.
Pavarësisht plagëve të rënda, kosovari arriti të vraponte drejt qendrës së qytetit, deri në afërsi të stacionit të metrosë(U-bahn) Dülferstraße. Nga aty, ai telefonoi numrin e urgjencës së policisë.
Gjendja e 33-vjeçarit nuk është në rrezik për jetën.
Shumë banorë njoftuan gjithashtu policinë për shkak të të shtënave me armë zjarri. Shërbimet e urgjencës e transportuan kosovarin në spital me një plagë të shkaktuar në bark. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente po atë natë.
Gjendja e 33-vjeçarit është e qëndrueshme. Jeta e tij nuk është në rrezik, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën, transmeton albinfo.at.
Dy të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë kapur. Policia po e heton rastin si tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve për identifikimin e tyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










