Shkurt.ch
Të rinjtë zvicerianë triumfojnë në “WorldSkills” me 16 medalje
16 medalje përfshirë pesë ari, ka fituar Zvicra në konkursin e “WorldSkills” i cili po mbahet në Kazan në Rusi.
Ekipi zviceran fitoi pesë medalje të arta, pesë argjendi dhe gjashtë të tjera bronzi.
Ky konkurs/olimpiadë përfundoi sot. Specialistja e restaurimit Martina Wick (Arnegg / SG), kuzhinierja dhe bukëpjekësja Sonja Durrer (Kerns / OW), prodhuesi i pllakave Renato Meier (Sengen / AG), inxhinieri i elektronikës Florian Baumgartner (Biel / BE) dhe dy kopshtarët e peizazhit Mario Enz (5) siguruan pesë medaljet e arta zvicerane.
Profesionistët e rinj zviceranë të cilët janë midis moshës 17 dhe 22 vjeç kanë demonstruar edhe një herë me performancën e tyre se ata janë ndër më të mirët në fushën e tyre në të gjithë botën.
Përveç 16 medaljeve, Zvicra, e cila garoi në 39 gara, solli edhe 13 diploma të tjera.
“WorldSkills” mbahet çdo dy vjet në vende të ndryshme. Qëllimi i këtij konkursi apo olimpiade është që të tregosh aftësitë në një gamë të gjerë të industrive duke filluar që nga parukeria, moblieria, elektronika e deri te zdrukthtaria.
Në këtë olimpiadë morën pjesë mbi 1 mijë e 500 pjesmarrës nga 60 kombe.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












