Lajme
Të reja nga aksidenti tragjik në Graubünden: 5 viktima, 40 të lënduar
Aksidenti me autobusin holandez në Zvicër: detaje të reja nga operacioni i shpëtimit
Pesë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar në aksidentin e rëndë me një autobus turistik holandez në Engadin të Graubündenit. Tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit, transmeton albinfo.ch.
Pas aksidentit të rëndë rrugor në kantonin Graubünden, autoritetet kanë dhënë detaje të reja për viktimat, të lënduarit dhe operacionin e gjerë të shpëtimit.
Autobusi turistik holandez po udhëtonte nga Zernez në drejtim të Suschit kur, në një zonë ku po zhvilloheshin punime, u përplas me një barrierë mbrojtëse, doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në anë.
Policia Kantonale e Graubündenit e ka cilësuar rastin si vetaksident, ndërsa rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të autobusit janë ende duke u hetuar.
Pesë viktima dhe 40 të lënduar
Në autobus ndodheshin gjithsej 45 persona të rritur. Pesë prej tyre humbën jetën, ndërsa 40 të tjerë u lënduan.
Sipas autoriteteve, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda, shtatë lëndime të shkallës së mesme dhe 30 lëndime të lehta.
Të gjithë të lënduarit u transportuan në spitale të ndryshme me ndihmën e shtatë helikopterëve të shpëtimit nga Rega, Alpine Air Ambulance dhe Heli Austria, si dhe nga 13 ekipe të ambulancave.
Identitetet e pesë personave që humbën jetën ende nuk janë bërë të ditura.
Operacion i madh shpëtimi
Pas aksidentit, në vendngjarje u mobilizuan një numër i madh i forcave të shpëtimit, përfshirë Rega-n, ekipet e ambulancave, zjarrfikësit dhe ekipe nga kantone të tjera.
Në zonë ishte gjithashtu një ekip i kujdesit psikologjik, ndërsa komuna e Zernezit organizoi një pikë grumbullimi për personat e përfshirë në aksident dhe siguroi ushqim e përkujdesje për ta. Në operacion morën pjesë edhe pjesëtarë të Shoqatës së Samaritanëve.
Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit vazhduan punën gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës. Autobusi u ngrit nga vendi i aksidentit herët të premten në mëngjes.
Përkohësisht, rruga në atë pjesë u mbyll për qarkullim. Ndërkohë, aksi Julierpass–Ofenpass–Münstertal drejt Tirolit të Jugut nuk u prek nga aksidenti.
Parmelin: “Jam thellësisht i tronditur”
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, ka shprehur tronditjen e tij pas aksidentit.
Në një reagim në platformën X, Parmelin tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe i prekur” nga aksidenti tragjik me autobusin holandez në Graubünden.
Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe solidaritet me të gjithë të prekurit, ndërsa falënderoi ekipet e shumta të shpëtimit për punën e tyre.
Parmelin theksoi gjithashtu se autoritetet kompetente zvicerane do të sigurojnë një hetim të plotë për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit.
Reagim edhe nga Holanda
Edhe organizata holandeze e udhëtimit, e cila kishte organizuar udhëtimin, ka reaguar pas tragjedisë.
Në një deklaratë, ajo shprehu tronditjen për aksidentin dhe tha se mendimet e saj janë me të gjithë personat e prekur dhe familjarët e tyre.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













