Lifestyle
A do të martohej Rita Ora me një shqiptar nga Korça?
“Besoj se kur martohesh me bashkëkombësit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ja kthen Rita bashkëbiseduesit nga Korça
Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë është Rita Ora. Ajo gjithmonë ka thënë me krenari se është nga Kosova dhe është krenare që është shqiptare.
Gjatë një interviste të dhënë, Rita Ora u befasua dy herë nga bashkëbiseduesi i saj. Në një video të postuar në Youtube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Këngëtarja është mosbesuese duke e nxitur atë që t’i tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh në kraharor, raporton “TCH”.
Rita sërish nuk beson dhe i thotë se mund të jetë një tatuazh i përkohshëm që e ka bërë para se ta intervistonte, por gazetari i shpjegon se familja e tij është me origjinë nga Korça, përcjell albinfo.ch.
“Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka.
“Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombësit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ja kthen Rita.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














