Shkurt.ch
Të huajt pa vendbanim në Zvicër, i mbushin burgjet zvicerane
Në 30 vjetët e fundit numri i të burgosurve në Zvicër është rritur për 50 për qind, nga 4621, në 6907 persona. Përderisa në vitin 1988 kanë qenë vetëm 70 të paraburgosur nga 100,000 banorë, në vitin 2017 ka pasur 82 persona. Sidomos është rritur numri i të huajve që jetojnë jashtë vendit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Mesatarisht, një e katërta e të burgosurve kanë qenë shtetas zviceranë. Vetëm një e treta e tyre kanë qenë me vendbanim në Zvicër, 45 për qind ishin të huaj që banonin jashtë vendit.
Përqindja e të huajve me vendbanim në Zvicër fillimisht është rritur nga 28 në 37 për qind, por tani është përsëri e njëjtë si në tremujorin e parë të periudhës së vëzhguar, përcjell albinfo.ch. Relativisht ngritje të lartë tregon përqindja e të burgosurve që jetojnë jashtë vendit: në dekadën e parë kanë qenë 41 për qind, në të dytën 43 dhe në të tretën 52 për qind.
Kjo rritje shpjegohet pjesërisht nga rritja e të huajve që nuk janë ligjërisht rezidentë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të akteve të luftës, të tilla si luftërat në Bosnjë apo në Siri. Në vitin 1988 përplasjet e tilla luajtën një rol të vogël.
Përqindja e të burgosurve në zbatimin e hershëm duket se është rritur ndjeshëm që nga futja e Kodit të ri të Procedurës Penale në vitin 2011. Ndëshkimi i hershëm ose fillimi i masave i lejon të burgosurit të marrin shanse të përmirësuara të risocializimit edhe para vendimit përfundimtar, përcjell albinfo.ch.
Numri i institucioneve korrektuese në Zvicër ka rënë me gati një të tretën në 30 vjetët e fundit, nga 152, në 106. Institucionet më të vogla u mbyllën gradualisht. Kapaciteti është rrit me 2,000 vende të burgimit, që është pak më i vogël se numri i të burgosurve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













