Integrimi
Të huajt e Cyrihut kërkojnë të drejtë vote konsultative
Edhe nëse votat nuk kanë efekt praktik, ato do të kishin një funksion të rëndësishëm edhe për qytetarët e Cyrihut, pasi që rezultatet e votimit do të shprehnin qëndrimin e bashkëqytetarëve të tyre pa pasaportë zvicerane
Shtetasit e huaj që jetojnë në qytetin e Cyrihut do të duhej të merrnin pjesë në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Këtë e kërkon këshilli për të huaj i këtij qyteti, shkruan srf.ch. Ai, si përfaqësues i të huajve në institucionet e Cyrihut, propozon që të huajt të kenë një të drejtë konsultative të votës dhe të zgjedhjes, transmeton albinfo.ch. Më konkretisht, sipas propozimit në fjalë, të gjithë atyre që jetojnë mbi pesë vite në Cyrih dhe nuk kanë pasaportë zvicerane, duhet t`u dërgohen dokumentet e nevojshme për votim dhe të kenë mundësi për të marrë pjesë në procesin e votimit. Por, votat e të huajve me këtë rast nuk do të ndikonin në rezultatet zyrtare të votave.
Edhe nëse votat nuk kanë efekt praktik, ato do të kishin një funksion të rëndësishëm, thotë Renska Heddema, zëdhënëse e Këshillit të të huajve, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, nga kjo do të përfitonin edhe qytetarët e Cyrihut, pasi që rezultatet e votimit konsultativ, do të shprehnin qëndrimin dhe mendimin e bashkëqytetarëve të tyre pa pasaportë zvicerane.
Partia Liberale e Gjelbër është shprehur e entuziazmuar nga kjo ide. Pasi që qytetarët me të drejtë vote të Cyrihut para katër vitesh patën hedhur poshtë në mënyrë bindëse të drejtën e të huajve për të votuar dhe për të zgjedhur, ky është hapi i duhur në atë drejtim, sipas partisë në fjalë. Ndërkaq, SP dhe të Gjelbrit tregohen skeptikë rreth kësaj ideje, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, për të huajt do të jetë frustruese që të votojnë ndërkohë që vota e tyre nuk prodhon efekt. FDP është kundër idesë, pasi që sipas saj kjo e drejtë do të kushtonte shumë dhe nuk do të sillte asgjë. Ndërsa SVP e kritikon propozimin me pretekstin se këshilli i të huajve po provon të fusë të drejtën e votës për të huajt “përmes derës së prapme”.
Sidoqoftë, ideja është lancuar dhe fjalën tash e ka administrata. Ajo duhet fillimisht të sqarojë nëse vota konsultative fare mund të aplikohet ose jo. Pastaj vjen radha e politikanëve, të cilët duhet të vendosin nëse do ta pranojnë këtë propozim ose do ta kundërshtojnë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












