Shkurt.ch
Të 7 ministrat, në manifestimet për 1 Gushtin, festën nacionale të Zvicrës
Pikërisht 125 vjet më parë pra, Këshilli Federal kishte propozuar që 1 Gushti të shënohej si një “festë e denjë nacionale”. Ndonëse ky propozim pastaj kishte shkaktuar kundërshtime të ndryshme lidhur me saktësinë e datës së krijimit të shtetit, qeveria ia kishte dalë ta impononte 1 gushtin si festë nacionale
Më 1 gusht Zvicra ka festën e saj kryesore nacionale. Kjo festë përkujton ditën e krijimit të Konfederatës, në vitin e largët 1291. Mirëpo, pakkush e di se kremtimi i kësaj date në nivel shteti ka filluar vetëm më 1891, ose 500 vjet pas lindjes së krijesës shtetërore.
Pikërisht 125 vjet më parë pra, Këshilli Federal kishte propozuar që 1 Gushti të shënohej si një “festë e denjë nacionale”, shkruan srf.ch. Ndonëse ky propozim pastaj kishte shkaktuar kundërshtime të ndryshme lidhur me saktësinë e datës së krijimit të shtetit, qeveria ia kishte dalë ta impononte 1 gushtin si festë nacionale, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq si festë nacionale e paraparë me ligj (ditë për të cilën pushohet) 1 Gushti është bërë vetëm në vitin 1994.
Sikur më çdo 1 Gusht, edhe kësaj here, të gjithë, 7 ministrat, pjesëtarë të Këshillit Federal do të jenë pjesë e manifestimeve që mbahen në gjithë vendin. Disa prej tyre do të mbajnë fjalime në mbrëmjen para festës dhe të tjerë, në ditën e festës, pra më 1 gusht.
Katër prej tyre do të marrin pjesë në manifestimet që mbahen në Zvicrën Lindore, prej nga aktualisht nuk vjen asnjë ministër, përcjell albinfo.ch. Kështu, Simonetta Sommaruga do të mbajë një fjalim në Thurgau, Ueli Maurer, dy fjalime në po këtë regjion ndërsa Parmelin në Rorschach dhe Leuthard në Schaffhausen.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











