Gruaja
Tash edhe armenët duan ta përvetësojnë Nënë Terezën!
Siç shkruan një portal me lajme armene në gjuhën gjermane Haypressnews, “emri i vërtetë i Nënë Terezës ka qenë Agnessa Boyajyan, që të bën kuptosh për një prejardhje armene të saj
Nuk janë vetëm maqedonasit dhe vllehët që mohojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës. Tash edhe armenët e largët kanë pretendime që humanisten e madhe shqiptare, murgeshën katolike të lindur në Shkup dhe që është në rrugë për t`u shpallur e shenjtë nga Vatikani, ta bëjnë të tyren.
Siç shkruan një portal me lajme armene në gjuhën gjermane Haypressnews, “emri i vërtetë i Nënë Terezës ka qenë Agnessa Boyajyan, që të bën kuptosh për një prejardhje armene të saj, transmeton albinfo.ch. Nënë Tereza ia ka thënë këtë patriarkut të lartë dhe kreut katolik të të gjithë armenëve Vazken I. Baljian, me rastin e vizitës së saj pas tërmetit të vitit 1988 në Armeni”.
Më tutje portali shkruan se ipeshkvi Pargev Martirosyan e ka konfirmuar këtë njoftim për portalin “Hayern Ausor” dhe ka thënë se “Vazken I. e ka mësuar këtë informatë nga takimi që ka pasur me Nënë Terezën. Sipas rrëfimit”.
Sipas rrëfimit të mëtejmë që sjell portali armeno-gjerman, “babai i Nënë Terezës ishte shpërngulur nga Armenia Perëndimore dhe ishte vendosur në Shqipëri. Nëna e saj kishte qenë shqiptare e krishterë. Menjëherë pas takimit, Vazken I. e kishte ndarë këtë lajm me 20 deri 25 prej nesh që ishim në tubim”, ka thënë Pargev Martirosyan.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












