Kosova
Talat Xhaferi: Lajmi për atentat ndaj Kurtit s’ka të bëjë me realitetin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ka thënë se sipas informacioneve që ka e që janë të konfirmuara, lajmi që ka dalë kinse për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit nuk ka të bëjë me realitetin.
“Çështja e informacionit është kompetencë e institucioneve përkatëse shtetërore që merren me sigurinë shtetërore përfshirë edhe sigurisë së bartëseve funksioneve më të larta në shtetet përkatëse. Çështja ishte për të ardhur keq sepse përmes mediumit publik shtetëror jepet informacion gjoja për përgatitje, inskenim të një atentati të mundshëm. Sipas të dhënave që kam, që janë të verifikuara, s’ka të bëjë me realitetin. Derisa ka qenë në rrjedhë Këshilli i Sigurimit të OKB, në rrjete sociale, që gati se për çdo ditë ndodhin, individë të caktuar kanë postime të asaj natyre të kanosjes. Edhe në faqen time kam porosi të tilla. Ato janë çështje që merren institucionet përkatëse”, ka thënë Xhaferi.
Ai ka treguar se ka pasur komunikim paraprak përgatitor në mes të agjencive të inteligjencës së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
“Informacionet e mia flasin se ka pasë korrespodencë në mes të AKI-së dhe Shërbimeve përkatëse në Maqedoni të Veriut. Ka pasur komunikim përgatitor, që është protokoll i funksionimit të institucioneve përkatëse për përgatitje të paralajmëruar se kryeministri do të qëndrojë për event të organizuar në Shkup dhe sipas rregullave merren të gjithat masat”, ka thënë Xhaferi.
Tutje Xhaferi ka thënë se çështja në fjalë më shumë i ka bërë dëm Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. “Që nga përgatitje, shërbimet kanë bërë komunikim për marrjen e masave të duhura. Dhe unë kam thënë edhe në paraqitje paraprake, kjo çështje më shumë dëm i ka shkaktuar AKI-së për besueshmërinë e shkëmbimit të informatave dhe komunikimit në të ardhmen”, ka thënë Xhaferi./GazetaExpress/
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












