Kosova
Taksa deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Haradinaj, tha se Serbia dhe Bosnja i kanë bërë dëm shumë Kosovës dhe për këtë kanë marrë vendim për mallrat e këtyre dy vendeve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se do të respektohet vendimi i qeverisë, por ai mund të anulohet nëse Serbia të vendos të njoh Pavarësinë e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe Marrëveshja me Treti të Lirë me Serbinë”, tha ai në një konferencë për media, pas takimit me Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn, transmeton RTKlive.
Sipas tij nuk ka krizë për barna, dhe nëse ka diçka Kosova të tillë është e gatshme për të dhënë ndihëm në këtë drejtim, përcjell albinfo.ch.
“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
“Këshilli ka mbledhje në çdo tre muaj. Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, deklaroi Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, tha se Serbia dhe Bosnja i kanë bërë dëm shumë Kosovës dhe për këtë kanë marrë vendim për mallrat e këtyre dy vendeve.
Kurse për deputetët e Listës Serbe, që janë ngujuar në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj, ka ftuar ata që të shkojnë dhe të bisedojnë.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet















