Shkurt.ch
“Swiss” transporton më shumë pasagjerë
Krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, numri i udhëtarëve, duke përjashtuar udhëtarët e “Edelweiss”, u rrit me 8 për qind, në 1.59 milion
Linja ajrore zvicerane “SWISS” ka transportuar më shumë pasagjerë në muajin prill dhe ka kryer edhe më shumë fluturime. Krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, numri i udhëtarëve, duke përjashtuar udhëtarët e “Edelweiss”, u rrit me 8 për qind, në 1.59 milion.
Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve u rrit me 4.3 për qind, në 12.321, siç shkruan në një deklaratë kompania, përcjell albinfo.ch. Shkalla e shfrytëzimit të avionit sipas faktorit të ngarkesës së pasagjerëve u përmirësua me 0.3 pikë përqindjeje, në 85.2 për qind.
I gjithë Grupi Lufthansa raporton rritje të pasagjerëve prej mbi 9 për qind, në 12.19 milionë pasagjerë në prill. Plotësimi i vendeve ishte 81.2 për qind, që korrespondon me një rënie prej 1.1 pikë përqindjeje.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












