Shkurt.ch
“Swiss“ nis ofensivën në Gjenevë
Rivaliteti ndërmjet „Swiss“-it dhe kompanisë së fluturimeve të lira (low cost), “EasyJet”, po vazhdon në pjesën romande të Zvicrës.
“Swiss“ ka krijuar 250 vende të reja pune në Gjenevë.
Përveç kësaj, “Swiss” do të përforcohet në këtë pjesë të Zvicrës edhe me një bazë të ekuipazhit të vet për të menaxhuar fluturimet.
Në rajonin e Gjenevës raportohet se frekuentojnë 3.6 milionë konsumatorë potencialë dhe se tregu po rritet më shpejt se në Cyrih, për këtë arsye po bëhet tregu më atraktiv, thotë shefi i „Swiss“-it, Hohmeister.
Deri në fund të vitit 2014 fuqia punëtore do të rritet në Gjenevë nga 80 në 320 punëtorë.
“Easyjet” aktualisht në këtë pjesë të Zvicrës operon me një pjesë tregut prej rreth 40 për qind, ndërsa „Swiss“ vetëm 10 për qind.
Sido që të jetë, me „Swiss“ kanë fluturuar 1.387 milionë pasagjerë gjatë muajit tetor, që do të thotë 1.7 për qind më shumë se të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Krahasuar me muajt e mëparshëm korrik, gusht dhe shtator, megjithatë raportohet për rënie të numrit të pasagjerëve
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













