Shkurt.ch
SVP, përfundimisht do të “rrëzojë” lëvizjen e lirë me BE
Nëse ajo do të arrijë të marrë votat e shumicës së votuesve në referendum, atëherë Këshilli Federal do të detyrohet të rinegociojë lëvizjen e lirë me BE-së
Pas shumë paralajmërimeve të bëra në këtë drejtim, SVP e ka bërë realitet: kryesia e partisë konservative zvicerane sot është shprehur njëzëri pro iniciativës për “rrëzimin” e marrëveshjes për lëvizje të lirë me Bashkimin Evropian.
Njoftimin për këtë vendim e ka bërë për publikun pak minuta më parë partia SVP/UDC, shkruan srf.ch.
Iniciativa ndryshe quhet edhe “iniciativa e distancimit” ndërsa zyrtarisht “Për një migrim me masë”, transmeton albinfo.ch. Nëse ajo do të arrijë të marrë votat e shumicës së votuesve në referendum, atëherë Këshilli Federal (qeveria e vendit) do të detyrohet të rinegociojë lëvizjen e lirë me BE-së.
Aktualisht, teksti i iniciativës është në shqyrtim në Kancelarinë Federale, zyrën kompetente për pranimin dhe vlerësimin e iniciativave popullore. Pas kësaj, SVP do të fillojë me grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për vlefshmërinë e iniciativës.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










