Shkurt.ch
Sulmuesi me motosharrë, i armatosur me dy harqe me shigjeta!
Sulmuesi ishte i armatosur me dy harqe, në të cilat i kishte vendosur shigjetat në gjendje për të qëlluar, ka njoftuar policia
Policia Kantonale dhe prokuroria publike e Schaffhausen-it, në një konferencë shtypi që posa u mbajt, ka bërë të ditur rrethanat e arrestimit të “sulmuesit me motosharrë”, Franz Vrousis.
Ai është arrestuar derisa ishte duke ecur këmbë në Thalwil të Kantonit të Cyrihut dhe nuk kishte bërë fare rezistencë. Por, ka theksuar policia, sulmuesi ishte i armatosur me dy harqe, në të cilat i kishte vendosur shigjetat në gjendje për të qëlluar, shkruan albinfo.ch. Harqet i kishte vënë në një qese.
Ndërkaq sharra motorike me të cilën ai kishte plagosur pesë persona një ditë më parë, nuk i është gjetur.
51 vjeçari sipas prokurorisë është sjellë në mënyrë kooperative gjatë arrestimit. Ndërsa lidhur me motivet që e kanë shtyrë të bëjë sulmin e pardjeshëm, policia ende nuk mund të thotë asgjë. Ai ende nuk është marrë në pyetje. Po ashtu policia nuk ka përgjigje rreth mënyrës së udhëtimit të personit në fjalë nga Schaffhauseni në Thalwil.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












