CH-Ballkani
Sulmi në Mal të Zi, 11 të vdekur dhe 10 të lënduar
Jozyrtarisht mediat raportojnë për njëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetë të plagosur
Të paktën 11 persona janë vrarë të premten në Cetinë të Malit të Zi, raportojnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave, pas një konflikti familjar, një burrë 34-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona.
Jozyrtarisht mediat raportojnë për njëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Mes të plagosurve është edhe një polic.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar të neutralizojë të dyshuarin, i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi në drejtim të punonjësve të policisë. Policia më pas qëlloi disa të shtëna dhe i dyshuari mbeti i vrarë, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
Disa persona janë sjellë në Qendrën Spitalore Klinike në Podgoricë. Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, forcat e emergjencës dhe policia.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











