Katër persona të armatosur vranë nëntë vetë në një objekt me video lojëra në Meksikën perëndimore.
Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë të moshës 12, 13 dhe 14-vjeçare.
Prokurorët në Michoacan deklarojnë se dy persona u plagosën në sulmin vonë mbrëmë.
Sulmuesit me sa duket po kërkonin caqe specifike, por më pas pa dallim hapën zjarr ndaj të pranishmëve.
Sulmi ndodhi në qytetin Uruapan, ku u sulmua një patrullë e policisë komunale, duke vrarë një oficer policie dhe duke plagosur dy të tjerë.
Lufta midis karteleve të drogës Halisko dhe Viagra ka tronditur qytetin për disa vjet.