Shkurt.ch
Stuhia e fortë pamundëson aterrimin e aeroplanëve në Aeroportin e Bazelit
Dy aeroplanë të kompanisë Easy-Jet që po fluturonin, njëri nga Luton-i i Britanisë së Madhe e tjetri nga Napoli i Italisë janë detyruar të devijonin rrugën e tyre gjegjësisht të aterronin në Cyrih
Pas disa orëve me mot të bukur e me diell, pasditja e sotme në shumicën e regjioneve të Zvicrës ka filluar me erëra të forta dhe stuhi. Në veçanti stuhi të fuqishme janë regjistruar në zonën veriperëndimore të vendit, gjegjësisht në regjonin rreth Bazelit, shkruan sda. Kjo ka qenë dhe arsyeja përse Aeroporti i Bazelit (Euro-Airport) është detyruar që të shmangë aterrimet e planifikuara të disa aeroplanëve, transmeton albinfo.ch.
Dy aeroplanë të kompanisë Easy-Jet që po fluturonin, njëri nga Luton-i i Britanisë së Madhe e tjetri nga Napoli i Italisë janë detyruar të devijonin rrugën e tyre gjegjësisht të aterronin në Cyrih.
“Pikërisht në momentet kur fluturaket provuan të aterronin, moti u prish në mënyrë drastike”, ka thënë për mediet zvicerane një zëdhënëse e aeroportit, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, dy aeroplanët e përmendur do të fluturojnë sërish nga Cyrihu në Bazel, posa të përmirësohet koha.
Një aeroplan tjetër që ishte nisur nga Frankfurti drejt Bazelit u detyrua të kthehej dhe të aterronte sërish në Frankfurt.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











