Lajme
Studimi paralajmëron: Omicron godet më fort në janar
Një studim i gjerë i kryer në Britaninë e Madhe, sugjeron se kulmimi i valës së infeksioneve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID-19 i quajtur Omicron, do të mbërrijë në muajin janar dhe në pranverë numri i viktimave mund të shkojë nga 25 mijë deri në 75 mijë në ditë.
Hulumtimi bazohet në supozimin që Omicron është më pak i rëndë nëse jeni vaksinuar dhe gjithashtu merr parasysh masat aktuale kufizuese në fuqi në Britaninë e Madhe. Marrja e lartë e dozës përforcuese ka të ngjarë të zbusë ndikimin e valës Omicron, thanë studiuesit.
Një nga autorët tha se Omicron po përhapej “shumë shpejt”, ishte “mjaft shqetësues”, dhe kishte të ngjarë të ishte forma dominuese e virusit në Angli deri në fund të vitit.
Raporti thotë se numri i personave të infektuar aktualisht po dyfishohet çdo 2.4 ditë në Angli. Kjo pavarësisht se vendi ka nivele të larta vaksinimi dhe është më i shpejtë se forma origjinale e përhapjes së virusit kur askush nuk kishte mbrojtje.
Në skenarin më të keq, mund të nevojiten kufizime më të ashpra për të ndalur mbingarkesën e spitaleve, paralajmëruan shkencëtarët.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











