Lajme
Studimi Gjerman: Çdo i dyti pacientë me Covid-19 që ishte në respirator, ka vdekur
Sipas një studimi gjerman, thuajse çdo i dyti që ishte duke u trajtuar me respirator si pasoj e infektimit me Covid-19, ka ndërruar jetë. Shkalla e vdekshmërisë tek kjo kategori e pacientëve është rritur në 53 për qind.
Këto të dhëna janë marrë nga gjithsej 10 mijë pacientë që qëndrojnë në 930 spitale gjermane midis 26 shkurtit dhe 19 prillit që u analizuan nga Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësi Emergjente, Universiteti Teknik i Berlinit dhe një degë e grupit të sigurimeve shëndetësore AOK, WidO, shkruan local.de, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij studimi, në bazë të gjinisë, vdekshmëria më e lartë paraqitej tek pacientët meshkuj 25 për qind, krahasuar me pacientet femra 19 për qind.
Ndërsa pacientët e moshuar ishin dukshëm më të prekshëm dhe 27 për qind e pacientëve në të 70-at e tyre vdiqën, dhe 38 për qind e atyre mbi 80 nuk arritën të shërohen.
“Shkalla e lartë e vdekshmërisë tregon qartë se një numër relativisht i madh i pacientëve me sëmundje të rëndë janë trajtuar në spitale. Një rrjedhë e tillë serioze e sëmundjes ka prekur më së shumti njerëz të moshuar dhe njerëz, shëndeti i të cilëve tashmë është kompromentuar, por gjithashtu ka ndodhur edhe me pacientët më të rinj”, tha Juergen Klauber, drejtor i ËidO-së.
Nga 10.021 pacientë, 1,727 ishin vendosur në një respirator. Dhe ndërsa burrat u vunë në respirator dy herë më shpesh, vdekshmëria u shpërnda në mënyrë të ngjashme midis gjinive, raporton studimi.
Me sezonin turistik në zhvillim, zyrtarët shtetëror gjermanë kanë filluar të shqetësohen pasi numri i të infektuarve ka filluar të rritet gjatë javëve të fundit.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













