Lajme
Studim: Vitet në vazhdim vera mund të zgjasë 6 muaj
Në një studim të bazuar në të dhëna të IPCC (Panelit Ndërqeveritar për Klimën) në Kombet e Bashkuara, ekspertë të klimës shqyrtojnë se si ndryshimet klimaterike po ndikojnë në kohëzgjatjen dhe strukturën e stinëve në hemisferën veriore.
Gjetjet e tyre zbuluan se kohëzgjatja mesatare e verës ka ndryshuar nga 78 ditë më 1952, në 95 ditë më 2011, ndërsa kohëzgjatja e dimrit është tkurrur nga 76 ditë në 73 ditë.
Sipas kalkulimeve të këtij grupi kërkuesish, nëse vazhdohet me të njëjtat ritme, që përfshin emetimet e vazhduara të dioksidit të karbonit pa asnjë përmirësim përgjatë shekullit të 21-të, vera do të zgjaste gjysmën e vitit (166 ditë, ose 6 muaj).
Edhe pse shumëkujt kjo ide mund t’i duket brilante, pasi ata mund të jenë dielldashës dhe mezi presin të vijë stina e nxehtë, këto ndryshime sezonale mund të kenë ndikime shumë më të këqija se sa thjesht disa ditë më të nxehta gjatë vitit.
Në fakt, një ndryshim i kësaj përmase ndikon direkt në ekosistem, në prodhimin e të korrave apo edhe në rritjen e numrit të mushkonjave që mbartin me vete sëmunje ngjitëse, si ethet tropikale, gripi i verdhë etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja