Bota
Studim: 14% evropianë të rinj në rrezik nga depresioni, Suedia kryeson listën
Keqtrajtimi, ndjenjat e margjinalizimit dhe mungesa e arsimit dhe punësimit i shtyjnë evropianët e rinj në prag të një krize të shëndetit mendor, thotë një studim i ri nga Eurofound.
Eurofound është Agjencia e BE-së për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës.
Sipas studimit, Suedia (41%) kryeson listën e të rinjve “në rrezik të depresionit” bazuar në udhëzimet e OBSH, pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta.
Në nivelin e përgjithshëm të BE-së, 14% e të rriturve të rinj janë në rrezik të depresionit. Katër për qind e njerëzve ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç tashmë vuajnë nga depresioni kronik, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Raporti përdor të dhënat e Anketës Evropiane të Cilësisë së Jetës (EQLS) nga viti 2016, dhe të dhënat ekzistuese nga niveli kombëtar dhe evropian. Ajo thekson ndikimin e krizës ekonomike në të rinjtë.
Në Suedi, për shembull, kishte një rritje prej 60% të numrit të fëmijëve që gjetën veten në strehimin e emergjencave ndërmjet viteve 2011 dhe 2017. Në Holandë, numri i fëmijëve që u bë i pastrehë nga 2013 në 2018 u rritën me 60%. Në vende si Franca, Danimarka dhe Irlanda, një në tre persona të pastrehë është një fëmijë.
Përveç kësaj, tre nga 10 fëmijë ishin në rrezik varfërie.
Përveç arsyeve financiare, është edhe depresioni gjinor sipas studimit. Gratë e reja kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptoma depresive se të rinjtë. Për shembull, Danimarka, Gjermania, Irlanda dhe Franca treguan zbrazëti gjinore.
Të rinjtë janë një grup në rënie në Evropë dhe raporti thotë se duhet të tregohet kujdes për të ofruar mbështetje për ta. Ai thotë se të rinjtë evropianë duhet të kenë qasje në mjedise sociale dhe shërbime shëndetësore mendore dhe fizike.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













