Ukraina

Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO gjatë luftës nuk është në agjendë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.

Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë. Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”.

Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi i Ukrainës në mes të një lufte”.

Ndërkaq, udhëheqësit në Kiev kanë thënë se dëshirojnë që në të ardhmen shteti i tyre të bëhet pjesë e NATO-s.