Futboll
Stërvitja e parë e trajnerit Shaqiri me FC Dardaninë e Basel-it
Nën drejtimin e trajnerit, Arianit Shaqiri, ekipi i FC Dardanisë së Basel-it, i ka nisur stërvitjet në prag të nisjes të sezonit pranveror në Ligën e Dytë të Zvicrës Veriperëndimore, njofton albinfo.ch.
Të enjten në mbrëmje ishte edhe grumbullimi i parë i stafit të ri teknik të dhe futbollistëve të FC Dardanisë.
“Një atmosferë shumë e mirë edhe pse me një mot të ftoftë, ishin të pranishëm 18 Lojtarë. Një Start shumë i mirë me një Staf Teknik të motivuar me në krye me Trainerin Arianit Shaqiri. Vazhdojmë tutje”, thuhet në njoftimin e FC Dardanisë.
Ndihmës të trajnerit Arianit Shaqiri, janë Besim Bublica dhe Saimir Gashi.
FC Dardania me stërvitjet për sezonin pranveror do të nisë më 15 janar 2019. Sezonin vjeshtor, FC Dardania e mbylli në vendin e 12-të në tabelë, me vetëm 11 pikë të fituara.
Ndeshjen e parë ekipi i trajnerit Arianit Shaqirit do ta zhvillon më 17 mars 2019, kundër FC Laufen-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














