Kosova
Specialja: Katër të akuzuarit vepruan për një qëllim të përbashkët kriminal
Gjykata përmendi shënjestrimin e personave të konsideruar si pengesë për qëllimet e udhëheqjes së UÇK-së
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konstatuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, së bashku me persona të tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, kishin një marrëveshje për një “qëllim të përbashkët kriminal”, raporton albinfo.ch.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, katër të akuzuarit dhe persona të tjerë në udhëheqjen e UÇK-së kishin dy objektiva: pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi një Kosovë të pavarur.
Gjykata tha se këto objektiva synohej të realizoheshin përmes mjeteve ushtarake, politike dhe mjeteve të tjera. Trupi gjykues, sipas deklarimit të Smithit, nuk e konsideroi të nevojshme të përcaktonte nëse këto dy objektiva ishin në vetvete kriminale apo të paligjshme.
Në aktgjykim u tha gjithashtu se elemente kyçe të strategjisë së udhëheqjes së UÇK-së ishin “shënjestrimi, eliminimi dhe neutralizimi” i personave që konsideroheshin si pengesë për realizimin e këtyre qëllimeve. Në këtë kontekst, gjykata ka përmendur edhe anëtarë të LDK-së dhe FARK-ut./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











